Investitorët e huaj kanë rritur pjesëmarrjen e tyre në kapital në tregun grek të aksioneve në muajin shkurt në 65,5% nga 64,8% që ishte një janar, sipas të dhënave zyrtare të publikura sot.

Duke përfshirë edhe pjesëmarrjen e Fondit Helenik për Stabilitet Financiar (2,5%), pjesëmarrja e investitorëve të huaj ishte 63,9% në shkurt në krahasim me 63,8% në janar, ndërsa investitorët grekë kishin 36,1% të kapitalit të tregut.

Investitorët e huaj ishin blerës të drejtpërdrejtë me një fluks kapitali prej 16,91 milionë eurosh, ndërkohë që ata zinin 52% të totalit të transaksioneve (në rënie nga 61,4% në janar).

Vlera e transaksioneve arriti në 886,79 milionë euro në Shkurt, 6,5% më shumë se sa në janar por 28,3% më pak se sa në shkurtin e një viti më parë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb