ATHINE

Një shpërthim i fuqishëm me granatë ka tronditur kryeqytetin e Greqisë, në orët e para të mëngjesit. Mediat greke shkruajnë se në orën 03.50 dy persona në një motoçikletë kanë hedhur një granatë në hyrje të Konsullatës së Rusisë në Athinë, në rrugën Xhavela 5 në Halandri.  Granata ka arritur në postin e rojes, ku edhe  ka shpërthyer.

Ende nuk raportohet për të plagosur. Ndërkohë sipas dëshmive të para nga banorët përreth mësohet të jetë dëgjuar një shpërthim i fortë. Policia antiterroriste dhe e shpërthimeve speciale ndodhet në zonë për investigime të mëtejshme.

Ky është sulmi i dytë me granatë kundër njësive diplomatike në Athinë, në nëntor 2016 në ambasadën franceze mbeti i plagosur roja. Ndërsa në shkurt 2018 terroristët hodhën granatë në policinë e lagjes Kesariani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb