Real Madridi nuk ka mundur të marrë më shumë se një barazim 1-1 në transfertën ndaj Athletic Bilbaos në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt në La Liga. Pas tre fitoresh në tre ndeshjet e para, skuadra e Julen Lopeteguit është ndalur në barazim nga Bilbao në San Mames. Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Iker Munain për vendasit në minutën e 32-të, ndërsa për “Mbretërit” shënoi Isco Alarcon në minutën e 63-të. Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mbrojtësi vendas, Yuri Berchiche, i cili u vlerësua me notën 7.8. Nota më e ulët në këtë ndeshje shkoi për Lucas Vazquez që u vlerësua me 6.0. (o.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb