Kryeministri Edi Rama vijon takimet me zyrtarët e lartë amerikanë, teksa ndodhet në SHBA, pasi po merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, kreu i qeverisë shqiptare njofton se është takuar me Presidentin e World Economic Forum në Nju Jork, Borge Brente.

Rama ka publikuar një fotografi me Brente, me të cilin shkruan se nuk e lidh vetëm bashkëpunimi dhe miqësia, por edhe përdorimi i atleteve në kostumin zyrtar.

“Në selinë e World Economic Forum në Nju Jork, me Presidentin Borge Brente, ish-ministri i jashtëm i Norvegjisë, me të cilin përveç bashkëpunimit dhe miqësisë, na lidh edhe përdorimi i atleteve në kostumin zyrtar”, shkruan Rama.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb