Atleti polak Piotr Malachowski, fitues i medaljes së argjendit në Lojërat Olimpike “Rio 2016” në disiplinën e hedhjes së diskut, ka vendosur të nxjerrë në ankand medaljen e tij.

Ky gjest fisnik i kampionit polak të atletikës erdhi pas apelit të një nëne, që për të shpëtuar fëmijën e saj, Olek, i sëmurë nga një formë tumori në sy, kishte kërkuar ndihmë financiare. Dhe Malachowski ka vendosur t’i përgjigjet këtij apeli, duke nxjerrë në ankand medaljen e argjendit, të fituar një javë më parë në Olimpiadë, shkruan Telesport.

“Shëndeti i këtij fëmije të mrekullueshëm është më i rëndësishëm dhe lufta që ai po bën me jetën është më e rëndësishme dhe më e vështirë se beteja ime për medalje në Olimpiadë. I ftoj të gjithë të marrin pjesë në ankand, pasi ndihma juaj financiare mund ta bëjë të argjendtën time të marrë një vlerë edhe më të madhe, më të rëndësishëm se një medalje e artë”, tha Malachowski, që shpreson të arrijë shumën 7 mijë euro për të ndihmuar fëmijën 3-vjeçar, operacioni i të cilit do të bëhet në Nju Jork.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb