Emocione të forta dhuroi edhe sfida e zhvilluar në Madrid në Wanda Metropolitana, ku Atletico Madrid arriti të fitonte vetëm në minutën e fundit të ndeshjes, duke përmbysur shifrat në 2-1 ndaj Leipzig. Sfida rezultoi e vështirë për të besyarit e Diego Simeones, ashtu sikundër pritej përballë ekipit gjerman, të cilët e nisën sfidën shumë mirë, pasi realizuan me të përhershmin Sesko, pas vetëm 4 minutash lojë.

Megjithatë “LosCholchoneros” ditën të reagonin mjaft mirë teksa në të 28 minutë është Grizmann që shfrytëzon mjaft mirë një krosim nga e djathta dhe e dërgon topin në rrjetë. Pjesa e dytë foli për vendasit, por deri në fund të kohës së rregullt ,Leipzig u mbrojt mjaft mirë duke mos krijuar hapësira mbrapa. Megjithatë do duhet të vinte minuta e fundit e kohës së rregullt, kur Grizmann të krosonte nga e majta dhe në shtyllën e dytë, me kokë të realizonte Gimenez, për t’i dhënë madrilenëve fitoren e parë në Fazën e Ligës.

Ndërkohë një fitore të rëndësishme në transfertë realizoi edhe Benfica, teksa mposhti 1-2 në Beograd, kampionët serbë të Crvena Zvezdës. Ndeshja nisi shumë mirë për miqtë të cilët dominuan fraksionin e parë duke realizuar dy herë, me anë të dy futbollistëve turq Akturkoglu dhe Kokçu në minutat 9 dhe 29.

Në pjesën e dytë “Shqiponjat” e Lisbonës administruan mjaft mirë lojën, pavarësisht se vendasit shkurtuan diferencën e golave 4 minuta nga fundit me Milson. Një gol që ishte vetëm një mirazh pasi minutat e mbetura nuk sollën asgjë për Crvena Zvezdën, duke dal kështu e mposhtur nga Ratko Mitiç.

Një fitore në debutim në këtë sezon të ri të Champions League arriti edhe Brest, me ekipin fracez që arriti një sukses në shtëpi me rezultatin 2-1, përballë austriakëve të Sturm Graz.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: