Edhe pse merkato është larg, Atletico Madrid po mendon për afrimet e verës. Sipas asaj që shkruajnë mediat, Los Colchoneros pëlqejnë Alejandro Garnacho, sulmuesin 20-vjeçar i cili aktivizohet në radhët e Manchester United.

Megjithatë, klubi spanjoll nuk është i vetmi i interesuar. Disa skuadra nga Premier League dhe Bundesliga po ndjekin gjithashtu nga afër situatën dhe kështu, te Atletico duhet të tregohen të vëmendshëm.

Garnacho, pavarësisht potencialit të tij në ekipin e parë, nuk konsiderohet i pashitshëm, çka rrit edhe më shumë gjasat për një largim të mundshëm. Argjentinasi në këtë sezon ka shënuar 5 gola dhe ka dhuruar 2 asiste.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb