Nuk është më një sekret që Elseid Hysaj nuk do të jetë më pjesë e Napolit, nuk është as sekret që Hysaj nuk bën pjesë në planet e Ancelottit, i cili kërkon anësorë të aftë të depërtojnë deri në zonën e kundërshtarit, sekret mbetet vetëm ku do të luaj Hysaj sezonin e ardhshëm. Mbrojtësi shkodran pëlqehet shumë nga Atletico por oferta e madrilenëve nuk shkon më shumë se 20 milion euro. Napoli kërkon të paktën 25, duke hequr dorë dhe nga klauzola e largimit prej 50 milion euro.

Hysaj La Gazzetta
Hysaj La Gazzetta

“La Gazzetta dello Sport” vijon të insistoj në këtë pikë, Napoli dhe Atletico mund të bien në kompromis gjithnjë nëse ndërmjet tyre nuk futet Juventus dhe Sarri. Vetë agjenti i Hysaj, Mario Guiffedi nuk e mohon një transferim të tillë.

Hysaj Corriere
Hysaj Corriere

Hysaj te Juventusi? Përse nuk duhet të shkoj. Është një profesionist, fjalën tradhtar nuk e pranoj në futboll. Janë të gjithë profesionist dhe bëjnë çfarë është e drejtë për karrierën e tyre. Juventusi është shoqëria më e rëndësishme në Itali. Dy vite më parë e kërkuan Hysaj por qëndroi te Napoli në shenjë falënderimi dhe i vetëdijshëm se mund të fitonin titullin”, u shpreh Giuffredi duke pranuar ndër të tjera ofertën e ardhur nga ana e Atleticos:

Hysaj
Hysaj

“Ishte një ofertë nga ana e Atleticos por ishte e ulët në raport me 25 milion që kërkon Napoli, gjithsesi nuk mund ta vlerësoj un sa kushton Hysaj. Atletico është një klub që nuk mund ti thuash jo për më tepër që Hysaj ka dëshirë të provoj një aventurë të re jashtë Italisë, ka ardhur momenti për një eksperiencë të re”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb