Një rikthim të tillë në shtëpi as në ëndrrat më ekstreme nuk mund ta kishte imagjinuar Fernado Torres. Një “dopjetë” përballë Real-it, një kualifikimin brenda në Bernabeu, një sukses në derbi. “Ishte një mbrëmje shumë e bukur. Zhvilluam ndeshjen që dëshironim, pa u lodhur shumë. Jam i lumtur për njerëzit që na ndoqën në stadium, realizova një dygolësh në një stadium që nuk kisha shënuar kurrë më parë. Ishte një mbrëmje perfekte”, u shpreh Torres në përfundim të derbit.

 

E kishte promovuar në vigjilje të sfidës përballë Real-it, tani trajneri i Atletico Madrid Diego Simeone shijon frytet e një protagonizmi absolut nga ana e Fernado Torres: “Kurë u largua nga Atletico ishte një djalosh, mgjth përballoi shumë mirë atë që i ndodhi. Tani është rritur, është një burrë, jam i lumtur për të, në ndeshje të tilla duhet të përgjigjesh ashtu siç bën ai. Tifozët janë të lumtur, ardhja e tij po na ndihmon edhe pse disa e vinin në dyshim”, theksoi Simeone.

 

(e.shkambi/balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb