Shumë zhgënjim, pak klas dhe një mbrëmje e gjitha për tu harruar. As Szczesny e as VAR nuk arritën të shpëtojnë Juven nga një rezultat i rëndë që minon të gjithë projektin e “Zonjës së Vjetër” për të triumfuar në Champions. Atletico Madrid konfirmoi se është një skuadër eksperte në nivele të tilla, ekip me shumë ngrinte, të pathyeshëm në mesfushë e mbrojtje dhe ndëshkues në ato pak raste krijon.

C.r7
C.r7

Me apo pa Ronaldon, bardhezinjtë vijon të zhgënjejnë në Champions, si rrallë herë ylli portugez dështoi të ndëshkojë madrilenët e vegjël të cilët në sfidën e parë në 1/8 bën të madhin. CR7 krijojë iluzionin se në këtë mbrëmje do të dialogonte shpesh me Oblak, silura e tij në minutën e 10-të ishte sinjali i parë dhe i fundit.

Cr7
Cr7

Atletico mori shumë shpejt kontrollin e lojës por për fatin e mirë të Juves ishte VAR që anulojë një penallti të akorduar për faull ndaj D.Costas në minutën e 27-të. Szczeny mbajti të pa prekur portën e tij me fillimin e pjesës së dytë duke devijuar në traversë një goditje të Griezmann. VAR shpëtoi sërish “Zonjën” pak minuta më vonë duke anuluar golin e Moratas në minutën e 70-të.

Var
Var

Juve vuajti shumë presionin asfiksues të madrilenëve në mesfushë ndërsa goli i avantazhit erdhi në minutën e 78-të me Gimenez që dërgoi topin në rrjetë pas një rrëmujë në zonë. Mbrëmja e tmerrshme e Juves u vulos në minutën e 83-të ku Godin realizojë edhe golin e dytë. Një fitore e pastër 2-0 e Diego Simeones që festoi si ultras këtë sukses të madh.

Atletico
Atletico

Allegrit dhe të besuarve të tij i duhet një mrekulli ndeshjen e kthimit pasi në 5 rastet e fundit ku Juve është mposhtur në ndeshjen e parë është eliminuar gjithnjë. Atletico dhe ekipe spanjollë janë kthyer në makth për Juven pasi janë ekipet e vetme që i kanë shënuar Juves dy gola në Champions. Mbi të gjitha Allegri duhet të marrë masat për goditjet standarde pasi 7 golat e fundit që Juve ka pësuar në Champions kanë ardhur pikërisht nga goditje dënimi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb