Atletico Madrid e bindi Griemzan të qëndronte duke i premtuar se klubi do të bëjë goditje të bujshme në merkato, në mënyrë që sezonin e ardhshëm të jetë pretendente në kompeticionet që do marrë pjesë.

Raportimet e fundit nga Franca pohojnë se madrilenët e kanë mbajtur premtimin pasi sot kanë finalizuar goditjen e parë.

“L’Equipe” shkruan se ekipi i drejtuar nga Simeone ka arritur marrëveshjen sot pasdite me Monaco-n për transferimin e Thomas Lemar.

Akoma nuk është konfirmuar shifra që do të paguajë klubi spanjoll për 22-vjeçarin, por ajo pritet të jetë diku te 80 mln euro.

Lemar u kërkuar nga shumë klube verën e kaluar, përfshi edhe Arsenal, por klubi i tij nuk donte ta linte të largohej pasi kishte humbur shumë lojtarë titullarë si Mbappe dhe Bernardo Silva.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb