Leksion taktike, leksion dëshirë, leksion këmnëguljeje dhe besimi. Atletiko e Madridit nuk luan një futboll të bukur, por di të vërë shpirtin të në fushë, di të shkojë te fitorja duke dhënë 100% të bagazhit të saj në fushën.

Atletiko ishte shumë e madhe për Juventusin sot. Diego Simeone i tregoi Masimiliano Alegrit se për të fituar ndeshje duhet shumë më shumë sesa CR7 në lojë, i tregoi se duhet të guxosh të fitosh, diçka që Alegri tregoi se i mungonte: Guximi për të aktivizuar Kanselon fjala vjen, duke i dhënë vendin e titullarit De Shiljos.

Pjesa e parë përfundoi pa gola dhe me raste sporadike në të dyja portat, ndërsa e dyta është më vullkanike për të zotët e shtëpisë, që shohin t’i anulohet goli i Moratës pas ndërhyrjes së VAR-it.

Gjithsesi Atletiko nuk demoralizohet dhe do të shënojë dy gola të shpejtë me Gimenez në të 78-ën dhe Godin në të 83-ën, duke bërë që madrilenet të jenë me një këmbë në çerekfinale, ndërsa me juventinët që janë praktikisht të eliminuar.

(j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb