Diego Simenone ka zgjatur zyrtarisht qëndrimin e tij në pjesën bardhekuqe të Madridit deri në vitin 2022.

“El çholo”, që drejton Atletikon e Madridit prej më shumë sesa gjashtë sezonesh, është joshur prej shumë kohësh nga skuadra si Interi apo çelsi, por në fund ka vendosur të qëndrojë tek Atletiko.

Kontrata aktuale e Simeones skadonte në vitin 2020, por trajneri argjentinas nuk ka hezituar të firmosë rinovimin dhe të vijojë punën e tij me “colchoneros”, ku ka fituar plot 7 trofe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb