TIRANE

Atmosfera festive e krijuar në kryeqytet në sheshin “Skëndërbej” ka mahnitur jo vetëm vendasit por tashmë dhe të huajt.

Ka qenë media prestigjoze “Reuters” ajo që i ka bërë jehonë pamjes magjepsëse që ofron qyteti gjatë orëve të mbrëmjes ku pemët e Krishtlindjes dhe ndriçimi i vendit të jep një ngrohtësi të ëmbël.

“Një pamje me dron të tregut të Krishtlindjeve në sheshin Skënderbej në Tiranë 18 dhjetor, 2024” shkruhej poshtë postimit të bërë nga media prestigjoze.

Ky postim u pasua me dhjetëra komente brenda pak minutave.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb