Roza Lati dhe Françeska Murati duket se i kanë lënë pas të gjitha hatërmbetjet nga Big Brother VIP. Vajza kanë qenë pjesë e një feste në jug dhe kanë përfituar për të bërë plazh së bashku dhe për të shijuar disa momente me njëra-tjetrën.
Ato kanë postuar video dhe foto së bashku, ndërsa Françeska e ka mbishkruar një postim: “Ata që zihen, duhen më shumë”, duke e shoqëruar me fytyrë duke qeshur dhe me një zemër të bardhë.
Duket se mes tyre është krijuar një miqësi e bukur, pavarësisht ngjarjeve në BBVIP.