Çllirim Gjata, anëtar i Kryesisë së PD-së, gjatë debatit në emisionin “Open” në News24 ku ëhstë diskutuar lidhur me marrjen të pandehur të Sali Berishës nga SPAK, ka artikuluar akuza ndaj Prokurorisë Speciale, duke u shprehur se komandohen nga Kryeministri Edi Rama.

“Atyre prokurorëve i kanë rënë brekët në fund të këmbëve, pse nuk marrin të pandehur Edi Ramën, Erion Veliajn, janë miliona euro të zhdukura vetëm me inceneratorët që sot nuk i kemi”, tha Gjata.

Ish-Prokurori Eugen Beçi tha se SPAK do të konsiderohej një Prokurori Speciale kur të arrestonte zyrtarët në zyrë, kur të thërriste Kryeministra e të tjerë, pa pasur atë parashtesën ish.

“SPAK do e thërrasë Edi Ramën 15 vjet pasi të lerë pushtetin, ashtu sikundër bëri me Berishën, që e thirrën 15 vjet pasi iku nga pushteti”, tha Beçi.

Ndërsa Adriatik Lapaj duke thumbuar Gjatën tha se në rastin e SPAK ju akuzoni Edi Ramën se e kontrollon, ndërkohë që ju bëni çdo marrëveshje tjetër me Ramën.

“Mirë apo keq ne kemi këtë SPAK, këtë Gjykatë të Posaçme”, tha Lapaj, ndërsa Gjata duke i ndërhyrë i tha “edhe në kohën e diktaturës kishim një prokurori dhe gjykatë por…”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb