Aubrey Plaza ka çaktivizuar llogarinë e saj në Instagram pas vdekjes tragjike të bashkëshortit të saj Jeff Baina nga vetëvrasja.

Profili i aktores është joaktiv që prej të dielës së 12 janarit. Nuk dihet saktësisht se kur e ka fshirë llogarinë aktorja e “Parks and Recreation”, por vendimi ka ardhur pasi bashkëshorti i saj kreu vetëvrasje në moshën 47-vjeçare.

Të hënën, më 6 janar, Plaza – së bashku me familjen e Baina – e quajti vdekjen e tij një “tragjedi të paimagjinueshme” në një deklaratë të marrë nga Page Six. “Ne jemi thellësisht mirënjohës për të gjithë ata që kanë ofruar mbështetje. Ne kërkojmë që të respektoni privatësinë tonë gjatë kësaj kohe”, thuhet në deklaratë.

Baina u shpall i vdekur më 3 janar pasi u gjet pa ndjenja nga një ndihmës në shtëpinë e tij në Los Anxhelos. Ai ishte 47 vjeç.

Plaza dhe Baina u martuan në vitin 2020 pas lidhjes për një dekadë. Çifti – i cili nuk kishte fëmijë – njoftoi martesën e tyre në maj 2021.

Gjatë lidhjes së tyre, ata kanë punuar në disa projekte së bashku, duke përfshirë “Spin Me Round”, “Life After Beth” dhe “The Little Hours”. Vite para vdekjes së tij, Baina bashkëpunoi me Alison Brie për të shkruar skenarin për shfaqjen Horse Girl, e cila trajtonte problemet e shëndetit mendor me të cilat përballeshin anëtarët e familjeve të tyre.

“Allison dhe unë të dy kishim anëtarë të familjes që kishin sëmundje mendore dhe kjo ishte një ndikim i madh në punën për këtë,” tha ai në Reddit përpara publikimit të filmit në vitin 2020.

Në atë kohë, regjisori tregoi se njerka e tij e parë vuante nga depresioni dhe ishte shtruar disa herë në qendrat e shëndetit mendor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: