TIRANE-Vijojnë akuzat në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD Lulzim Basha. Pas statusit të fundit të kryeministrit, i cili kërkonte nga Basha të tregonte se kush e lidhi me poetin ‘Babale’ dhe kush e çoi nga zyra e tij për tek gazetari, ka ardhur reagimi i Lulzim Bashës.

Kryedemokrati ka publikuar një video në Twitter dhe thotë se shqiptarët po presin të shohin ekspertizën e audio përgjimit në të cilën pretendohet se shfaqet vëllai i Fatmir Xhafajt në pazare droge.

Statusi i Lulzim Bashës:
Shqiptarët po presin të shohin ekspertizën e videos. Shqiptarët po presin të dëgjojnë dëshminë e “aktorit”. Pse i vonon?! Nxirri tani!


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb