TIRANE – Pas qëndrimit që kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla mbajti për audio-përgjimin e publikuar nga PD për vëllain e ministrit të brendshëm, Fatmir Xhafaj ka reaguar deputeti i PD, Luciano Boci.

Boci tha opozita po i jep prova për mafian që drejton vendin. Ne nje status në Facebook, ai shkruan “këta, dora vetë mafia, që kanë kriminalizuar gjithçka në këtë vend, që grabisin çdo ditë, që mbjellin mjerim e që kanë dështuar çdo gjë, këta, nuk na paskan asnjë përgjegjësi?!!!

Statusi i plote

PAFYTYRËSI PA KUFI
QESHARAKË PA FUND
E pafytyrë fare kjo deklarata e PS-së!!!
Dhe qesharake pa fund, njëkohësisht.
Ne që tregojmë të vërtetën për mafian që drejton vendin, për zullumet e trashura, për varfërimin progresiv, për taksat galopante, për çdo gjë të zezë që ndodh, ne pra sipas këtyre, duam të pengojmë hapjen e negociatave?!!!
“Hapu dhe!!!- thërret Nakja i portokallisë.
Ndërsa këta, dora vetë mafia, që kanë kriminalizuar gjithçka në këtë vend, që grabisin çdo ditë, që mbjellin mjerim e që kanë dështuar çdo gjë, këta, nuk na paskan asnjë përgjegjësi?!!!
“Po mirë mo! – thotë populli me ironi – Ai që vodhi lopën nuk ka ansnjë faj?!!!”

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: