I ftuar në ‘Studio e Hapur’ në News24 teksa u pyet nëse audiopërgjimi është një lojë politike apo investigim gazetaresk, ish-presidenti Topi tha se brenda atij audiopërgjimi ka një kontradiksion të madh.

Vasili: Audiopërgjimi është lojë politike, apo është investigim gazetaresk?

Topi: Fakti që është një kontradiksion brenda saj, kam dyshime që të jetë e përdoru nga politika për segmente që i interesojnë.

Si e vlerësoni përgjimin?
Përgjimi nuk më ka pëlqyer asnjëherë. Historia e përgjimit, me kopca e çimka, historia e intimidimit dhe shantazhit është histori e njerëzve pa vlerë. Fakti që ka kaq shumë kontradiksion, që ëshët humbur besimi, pse ka humbur besimi?

Në kohën kur keni qenë president a ka pasur informacione për vëllain e ministrit Xhafaj? /strong>
Jo nuk kam pasur asnjë informacion.

Nuk ka rezultuar asnjëherë me precedentë?
Me dijeninë time jo.

Mendoni që z. Xhafaj duhet të japë dorëheqjen?
Problemi nuk është te Xhafaj, por te kryeministri, sepse Xhafaj kishte gjithë delegimin politik që PS i kishte dhënë për të drejtuar një reformë shumë të rëndësishme siç është Reforma në Drejtësi.

Hap i duhur apo i gabuar largimi i Agron Xhafaj?
Përderisa bëri një kallzim në Prokurori, duhej të qëndronte këtu, nuk duhej të largohej.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb