Drejtoria e Përgjithshme e Kontrollit të Brendshëm Financiar ka vlerësuar Shërbimin Informativ Kombëtar, institucionin e Presidentit dhe ILDKPKI, me pikën më të lartë të menaxhimit në analizë, ku përfshihen 254 institucione të pavarura në vend.

Analiza mori në vlerësim pesë komponentë si: mjedisi i kontrollit, menaxhimi i riskut, aktivitetet e kontrollit, informimi dhe komunikimi, monitorimi duke u mbështetur jo vetëm në aspektin statistikor, por edhe në komentet përkatëse të njësive në raportet e tyre të vlerësimit të cilësisë së sistemit të kontrollit të brendshëm.

Në bazë të pikëve të vlerësuara në total, për të pesë komponentët, Drejtoria e Përgjithshme e Kontrollit Financiar që është në varësi të Ministrisë së Financave, përftoi një renditje.

Institucioni me pikët më të larta është Shërbimi Informativ i Shtetit me 154 pikë nga 156 pikë maksimale të mundshme, duke u renditur në këtë mënyrë në vend të parë, me një realizim performance prej 98.7%.

Më pas, me vetëvlerësim më të lartë kemi institucionin e Presidentit, ILDKPKI, Autoritetin e Konkurrencës, Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, etj., të cilët kanë grumbulluar respektivisht 153, 150, 150 dhe 149 pikë.

Bazuar në këtë vetëvlerësim, performanca e këtyre institucioneve paraqitet e kënaqshme, pasi nga pikët e marra, sistemi i menaxhimit financiar dhe kontrollit rezulton me efektivitet minimal prej 71%, i cili i përket institucionit të pavarur të renditur në vend të fundit, me 111 pikë.

Ndërsa institucionet që ka shfaqur performacë jo të mirë në këtë renditje janë Qendra Kombëtare  e Kinematografisë dhe INSTAT. /Monitor/

grafiku-per-performancen

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb