Proceset e provimeve për Audituesit Ligjorë dhe Kontabilistët e Miratuar do të shqyrtohen nga ekspertë të fushës, të kontaktuar nga Banka Botërore, me kërkesë të Bordit të Mbikëqyrjes Publike (BMP).

Në ambientet e BMP mbërriti dje David Brookfield, i cili zhvilloi takimin paraprak me kryetarin Dritan Fino, Drejtorin Ekzekutiv të Bordit të Mbikëqyrjes Publike Aldo Spahiu si dhe z. Oltion Hyso, koordinator dhe konsulent i projektit.

Qëllimi i takimit ishte përmirësimi i proceseve të zhvillimit dhe organizimit të provimeve të aftësive profesionale.

Z. Brookfield, me një eksperiencë të konsiderueshme pranë ICAEW, në proceset e provimeve për Audituesit Ligjorë dhe Kontabilistët e Miratuar, është angazhuar nga Banka Botërore në mbështetje të kërkesës së BMP për vlerësimin, rishikimin dhe përmirësimin e këtyre proceseve për të vijuar përpjekjet tona për përmirësimin e objektivitetit, dhe përqasjen me praktikat më të mira ndërkombëtare, me qëllim final interesin e publikut, por edhe si një pikënisje për njohjen e titujve nga organizatat prestigjioze si ACCA dhe ICAEW.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb