Sot në mbrëmje si çdo të premte emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” në ‘News24’ do të sjellë histori e surpriza, që shkaktojnë jo vetëm lot e dhimbje, por edhe gëzim e shpresë. Qindra mesazhe mbërrijnë çdo ditë në redaksinë e emisionit për të ndihmuar bashkëqytetarët e bashkëatdhetarët tanë të cilët janë në nevojë, në dëshpërim e sëmundje. Të gjithë duan të ndihmojnë, ose luten që të ndihmohen dhe stafi i emisionit çdo ditë është në terren për të verifikuar rastet dhe për t’i trajtuar ato.

Emisioni i sotëm do të sjellë një personazh shumë të njohur e shumë të dashur për të gjithë. E ftuara e veçantë përveç Sidrit Bejlerit do të jetë këngëtarja Aurela Gaçe…

Çfarë i bën bashkë Aurelën dhe Sidritin, një vlonjate dhe një shkodran, në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët?

Nuk është e lehtë të zbulosh surprizat e këtij emisioni, por faktin e pohuan vetë Aurela dhe Sidriti në rrjetet sociale, ku kishin postuar një foto të tyren me një diçiturë domethënëse. Sidriti e quan kolegen e tij artiste “shpirt njeriu”, gjë që të lë të kuptosh diçka, por për më shumë ndiqni sonte në orën 20.00 në News24 emisionin “Shqiptarët për shqiptarët”…
aurela 2
aurela 3
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb