Këngëtarja e njohur, Aurela Gaçe, i është bashkuar dhimbjes së 15-vjeçares nga Fushë-Kruja, për të cilën “BalkanWeb” po shkruan çdo ditë, pasi vuan nga një sëmundje e rrallë dhe mjekët shqiptarë i kanë dhënë edhe shumë pak orë jetë.

Në një mesazh në “Facebook”, Aurela Gaçe iu bën thirrje të gjithë atyre që kanë mundësi të ndihmojnë vajzën me fytyrë engjëllore të jetojë që të kurohet sa më parë jashtë vendit.

“Gjendja kritike per jeten. Nese ka nje mundesi nga shteti ???….Besoj e keni pare te gjithe kete rast ,por mbase duke e bere virale te gjithe ,e kush mundet te ndihmoje ,mbase behemi shkak qe Elona vetem 15 vjec te kete mundesine te kurohet sa me pare . Nga pak ,shpresoj te behemi shume”, shkruan këngëtarja.

  • foto galeri
  • foto galeri

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb