Këngëtarja Aurela Gaçe ka sjellë në jetë sot vajzën e saj të dytë. Pesë vjet pas lindjes së vajzës tjetër Grace, familjes së yllit të muzikës shqiptare i është bashkuar dhe një tjetër anëtar.
Ende nuk dihet emri i zgjedhur për vogëlushen nga këngëtarja dhe bashkëshorti i saj Skerdi por si nëna ashtu edhe fëmija gëzojnë shëndet të mirë. Këngëtarja 41-vjeçare me një karrierë të pasur por sidomos shumë e dashur për publikun, vetëm kohët e fundit pati një shkëputje nga aktiviteti i saj.
Urime gjigandes së skenës shqiptare dhe jetë të gjatë e të lumtur vogëlushes!
(m.k/BalkanWeb)