TIRANE
Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe ka ndarë më të gjithë ndjekësit e saj në ‘Instagram’ lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të gjyshes së saj. Dita e sotme u kthye në moment shumë të hidhur për Aurelën, e cila fatkeqësisht ndodhet në SHBA dhe nuk ka mundur ta përcjellë për në banesën e fundit.

Untitled 6
Untitled 6

“Nena ime?
Para pak javësh isha tek ti dhe lë një amanet që fatmirësisht e xhirova.- “Kur të vdes unë, dua të këndoni” -me the- dhe fillove mi tregove vargjet ….
“Do këndoj ,por s’më bën zëri, qysh t’ja bëj këtij hatëri, qysh t’ja bëj derës së madhe, që po heq shumë halle” ….Ti ishe dera e madhe që po vuaje në ditët e tua të fundit, mes dhimbjesh në shtrat, duke folur me fotot e fëmijeve të tu të ikur para kohe…mbase u thoshe që do t’u shkoje pranë, mbase u thoshe se të kishte marrë aq shumë malli…lë.mbas fëmijë e nipër e mbesa plot e më beso se asnjë nga ne sot nuk ka fuqi të këndojë .
Të dyja gjyshet e mija nuk kam arritur t’i përcjellë në banesën e fundit, duke qenë shumë shumë larg (USA) , por dhimbja e loti është shumë i hidhur.
Mburresha me ty , si një grua shumë te fortë në cdo aspekt . Ti ishe nëna e mamit tim, dhe ajo sot të humbi ty..dhe ne familja e madhe humbëm të fundit njeri që mbante hapur derën e madhe.
…tani do të këndosh atje lart në Parajsë, me ata që të mungonin aq shumë…u prehesh në paqëe nëna ime …engjëlli ynë. Nuk ka si gjyshërit. Nuk ka si dashuria e tyre…dhe dhimbja që lënë pas qënka shumë e madhe”- shkruan këngëtarja në Instagramin e saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: