TIRANE
Aurela Hoxha është nënë e dy fëmijëve, më i vogli 2 muajsh. Por modelja bukuroshe ende nuk ka bërë një dasmë.
Në Kurthin e ‘Piter Pan’, Aurela Hoxha i shprehu dëshirën partnerit të saj për t’í bërë një propozim për dasmë.
“Le të shohim nëse do ta marr këtë propozim tani që u bëra mami. Tani e meritoj një propozim”, tha Aurela, e cila jeton në Spanjë së bashku me familjen.
Duke folur për faktin që ka vendosur që jetën private ta mbajë hermetike, Aurela tha:
“Nuk e mbaj sekret partnerin. Jemi gjithë kohën bashkë, por nuk shfaqemi në Instagram. Burrat në përgjithësi nuk kanë qejf të ekspozohen. Fakti që unë jam figurë publike, nuk do të thotë që edhe familja ime të jetë e tillë.”
Aurela tregoi gjithashtu se me partnerin e saj u dashurua gjatë kohës që ka qenë me pushime në Ibiza.