Aurela Hoxha është një ndër modelet më të suksesshme në Shqipëri dhe përtej kufijve. Modelja është shumë aktive në rrjetet e saj sociale, ku ndan me fansat e saj foto dhe video të ndryshme nga jeta e saj.

  • foto galeri
  • foto galeri

Së fundmi, ajo ka marrë pjesë në Festivalin e Filmit në Kanë, ku shkëlqeu e tëra në parakalimin që pati në tapetin e kuq, e veshur me një fustan të verdhë me një të çarë anash këmbës, flokët e saj në formën e valës së detit, ku i nxjerrin në pah mjaft bukur tiparet e saj. Hoxha dukej mjaft joshëse teksa ecte. Aurela ka shkuar në mbrëmjen e VIP-ave me një helikopter privat dhe ka ndarë foto dhe video nëpër rrjete sociale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb