Ne Uren e Peratit ( Leskovik)
Ka disa vjet qe i takoj cdo fund shtatori pergjate brigjeve te Vjoses midis Kelcyres dhe Tre urave. Ish ushtarake te reparteve alpine italiane, te veshur me uniformen dalluese te ketyre reparteve malore. Cdo mengjez pasi ngrene flamurin ne nje shtize druri me ceremoni, ngjiten neper shtigjet e ish frontit te Luftes Italo- Greke. Perkujtojne cdo vit alpinet e vrare ne kete front ne nje lufte qe sot duket pa asnje kuptim. Ndonje fshatar i zones qe kalon me bageti atyre aneve shikon i cuditur se si keta italiane ngjiten ne majen e Golikut apo te Trebeshines per te kujtuar ca te vrare. Ka degjuar nga pleqte ndonje llaf per kete lufte dhe aq. Kur i pyet per ndonje llaf me shume indiferent te thone se ata qe u vrane ishin fashista. Nderkohe alpinet e sotem nuk kane asnje lidhje me fashizmin, por si ushtarake nderojne kujtimin e te reneve qe u vrane per absurditetin e kohes kur ata jetuan. Vepra e tyre nderohet edhe sot jo vetem ne kazermat e Italise per edhe ne Malet Shqiptare ku ata ushtare u vrane per vendin e tyre. Per betimin qe kishin bere ne Flamur dhe per nderin ndaj armeve qe perfaqesonin.
Nderkohe te renet shqiptare ne kete Lufte absurde as nuk permenden ne asnje kontekst historik. Perkundrazi dezertimi i reparteve shqiptare nga Fronti quhet si dicka pozitive nga historiografia jone. Shume rralle, po ama shume rralle permendet shifra prej diku tek 118 ushtarakeve shqiptare qe u vrane ne frontin Italo _Grek.
Ushtaraket shqiptare bene detyren, shkuan atje ku i dergoi Qeveria e vet e cila duhet theksuar nje Qeveri kuislinge ishte pjese e nje sulmi absurd kunder Greqise. Historia Boterore e denoi ate Lufte por Historia Shqiptare nuk ka perse ti denoje me heshtje ushtaraket shqiptare qe nderuan betimin qe kishin bere dhe nderin e armeve qe perfaqesonin.
Foto 1. Ushtarake shqiptare ne inspektim nga Francesco Jakomoni mekembesi i Mbretit te Italise
2. ish ushtarake Alpine italiane ne nje ceremoni ne uren e Peratit afer Leskovikut ku u vrane nje numer i madh alpinesh te Divizionit “Julia”
2. Xhafer Bej Ypi ish Minister Oborri i Mbretit Zog, Kryeminister kujdestar, u vra nga nje avion britanik. Njeri i besuar i Mbretit Zog i cili akoma pa kaluar kufirin eprori i tij priti itaianet ne Durres dhe u caktua ne postin e larte nen okupacionin italian.
Me poshte kenga kushtuar betejes se Ures se Peratit mbi Vjose prane Leskovikut.
Kenduar cdo vit ne forma te ndryshme nga repartet Alpine Italiane
Për t’u bërë pjesë e grupit "
Balkanweb" mjafton të klikoni:
Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb