Studiuesi Auron Tare, ka sjellë një histori personale gjatë një vizite të tij në Iran.

Ai tregon se atje është njohur me një gazetare, e cila i ka rrëfyer se si halla e saj, një princeshë me gjak mbretëror refuzoi ftesën për martesë të Mbretit Zog.

Nuk dihen arsyet e refuzimit thotë studiuesi, por ai e cilëson si interesante nëse martesa do të lidhej, e të dyja vendet do të njiheshin më shumë me kulturat e njëra-tjetrës.

Postimi i Auron Tare:

“Krushqia” e thyer e Shqipetareve dhe Afganeve
Zhurmes se ardhjes se Afganeve ne Shqiperi po mundohem ‘ti bashkohem” edhe une me nje histori te pa degjuar me pare.
Per brezin tone te viteve 80, lufta e afganeve me sovjetiket ndiqej me shume kureshtje. Zakonisht degjonim apo shikonim imazhe qe vinin nga RAI i asaj kohe e vetmja porte informacioni qe kishim. Me antenat gjysem ilegale qe ishin ne tarracat e pallateve nder te tjera kapnim edhe lajme qe vinim nga ky vend malor i cili per cudi po i rezistonte fuqise sovjetike. Nuk dinim shume por aq sa degjonim emri i Muxhahedineve na kishte mbetur ne mendje. Pamjet e tyre me mjekra dhe arme ne sup ndiznin bisedat qe mosha jone bente mbi rezistencen guerrile qe nje popull mund ti beje nje superfuqie. Mos harrojme ne nje
Shkolle ushtarake si jona biseda te tilla ishin ne rrethe te ngushta se ishin me zarar te flisje “kunder” dokrines zyrtare te nje lufte frontale.

Muxhahedinet kishin mbetur ne memorjen time si nje nga periudhat interesante te viteve 80. (Ndoshta prandaj ne 2004 kalova kufirin me Iranin per ta pare sadopak pejsazhin Afgan atje ku kishin luftuar dikur Muxhahedinet. Po kjo eshte nje histori me vete)
Prandaj kur ne 1998 ne Tropoje takova nje Muxhahedin te vertete ishte nje nga takimet me interesante te karrieres sime. Per ironi te fatit ishim te dy anetare te ekipit britanik te televizionit Channel Four. Nje mbremje ne shtepin qe kishim marre me qira ( shtepia e mjekur te nderuar Tropojan Din Selimi) ku po ndiqeshin xhirimet qe kishim bere ate dite mbi ardhjen e te ikurve kosovare, biseda ra mbi UCK. Nje emer qe po lakohej gjithnje e me shume por qe deri me ate cast shume kush nuk dinte ndone gje me shume se thashethemajen qe vinte verdalle si mjegull dimri. Zyra qendrore kerkonte informacion ne se mundej dhe keshtu U vendos qe une dhe gazetarja Saira Shah do te perpiqeshin te binim ne gjurmet e kesaj organizate te pa njohur. Si me shaka apo me gjysem te vertete Saira Shah qeshi dhe permendi Muxhahedinet. Te nesermen prane kufirit duke vezhguar rojet serbe qe leviznin me disa xhipa rus, e pyeta Sairen se cfare do te thoshte me ate pasazhin e mbremshem mbi Muxhahedinet. Ndoshta UCK ne syte e saj ishte nje lloj organizate fetare? Duke buzeqeshur Saira Shah e cila pas kohes se gjate qe shpenzoi ne Shqiperi dhe Kosove u be e njohur per dokumentarin e saj te famshem “Behind dhe Veil” ku e maskuar jetoi muaj te tere ne Kabul duke dokumentuar brutalitetin e Talebaneve kundrej grave afgane, shkurtimisht me tregoi se ne vitet 80te, nje gazetare ende e re kishte mundur te maskohej si djale. Pas aventurave pafund ne malet e Pakistanit kishte mundur ti bashkohej trupave Muxhahedine. Kishte marshuar me ta, kishte luftuar me ta kishte jetuar me ta neper shpella gjysem e uritur duke dale prej Afganistanit me disa reportazhe qe e bene ate shume shpejt nje emer te njohur te Gazetarise Boterore. Me vone kur u beme miq te mire, mesova shume me teper per aventuren e saj me Muxhahedinet dhe pjesmarrjen ne luftime ku kishte mundur te mbante edhe nje ditar sekret per jeten neper shpella plot rreziqe. Ditar i cili me vone u be baza e Librit te saj te njohur “Storytellers Daughter” ” Vajza e rrefimtarit”

Por ajo qe doja te ndaja ne kete tregim te shkurter “Muxhahedini” Saira Shah e cila vjen nga nje linje e afert me Familjen Mbreterore Afgane por qe kishte lindur dhe ishte rritur ne Londer, me te qeshur me tha qe ne se Halla e saj do te kishte pranuar propozimin e Princit Shqiptar Leka, sot mund te kishim nje dinasti te re Shqiptaro- Afgane. Historia ishte mjaft interesante. Dukej se ishte koha kur Princi Leka i Shqiperise i vendosur ne Spanje po perpiqej te gjente nje kandidate te mundshme me gjak mbreteror per te lidhur nje krushqi dinjitoze. Ndoshta perpjekjet e tija nuk kishin dhene rezultat apo ndonje i njohur i kishte treguar se ne Londer gjendej nje princeshe afgane qe vinte nga nje Familje e rendesishme me gjak Mbreteror. Saira e kujtonte mjaft mire per pregatitjet qe familja e saj kishte bere per te pritur Princin e Shqiperise ne rezidencen e tyre ne Londer. Nuk e dinte se perse Halla,
Princesha Afgane, (emrin e te ciles e kam harruar por qe ka mundesi te ishte nga Familja e fundit Mbreterore Afgane Shah) refuzoi doren e Lekes sone. Ndoshta gjatesia, ndoshta prejardhja jo e mjaftueshme e gjakut Blu apo ndosha fakti qe Leka nuk kishte nje Fron te vetin por fakti eshte qe sot nga refuzimi i Princeshes, fatkeqesisht nuk kemi nje Dinasti Afgano- Shqiptare e cila do te kishte qene per mendimin tim nje kombinim i shkelqyer i dy popujve malore dhe me tradita te hershme tribale. Mund te kishte qene me te vertete dicka shume interesante nje familje Mbreterore Shqiptaro Afgane ku ndoshta shqiptaret do te mesonin me mire thellesine e kultures afgane traditat dhe rezistencen e vazhdueshme per te mos u pushtuar as ushtarakisht dhe as kulturalisht.

Fundi i fundit mos harrojme se edhe Leka, ai i Madhi fare te vetmen bashkeshorte qe mori ishte nje princeshe Afgane apo jo?
Saira Shah eshte nje gazetare e jashtezakonshme e cila ka marre pjese ne shume konflikte te armatosura. E nderuar me shume cmime prestigjioze dhe autore e disa Librave mjaft te shitur. Shaira Shah eshte gjithashtu vajza e filozofit te njohur Afgano-Pers, , Idriz Shah i cili per here te pare prezantoi ne menyre analitike Sufizmin ne Perendim. Per nje kohe udherrefyes shpirteror i Bitellsave ku influenca e tij eshte mjaft e dukshme ne eksperimentimin e tyre me muziken orientale. Saira Shah nje intelektuale Afgane e jashtezakonshme ka qene nje ze i forte ne mbeshtetjen e kauzes kosovare duke treguar per publikun britanik vuajtjet dhe aspiraten per liri te popullit Kosovar. Afganistani dhe historite e tija sa te mrekullueshme aq edhe tragjike kane qene pjese e bisedave te gjate ne Tropojen e viteve 98-99 sebashku me mjaft uiski te forte skocez i cili shperndahej bujarisht tek komshinjte e Pallatit ku ne jetonim si miq te mjekut Din Selimi dhe familjes se tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb