PARIS- Ka përfunduar në Paris, Konventa e 5-të Botërore e Trashëgimisë nën ujore e mbajtur në Selinë e UNESCO-s, ku u zgjodh në komitetin e ri shkencor, me mandat 4 vjeçar.

Për të parën herë, një ndër 6 anëtarët e komitetit shkencor është shqiptar.

Z. Auron Tare zgjidhet kësisoj me votim nga shtetet anëtare të UNESCO-s, anëtar me të drejta të plota i Komitetit me 6 anëtarë, një grupim ky i cili luan rol kyç këshillimor për UNESCO-n, mbi çështjet e trashëgimisë nënujore botërore.

(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: