Një fëmijë i porsalindur ka mbijetuar gjashtë ditë në një gropë tetë metra të thellë në një temperaturë 40 gradë. Fëmija ishte hedhur nga nëna e cila ndodhej në gjendje depresive, vetëm pak orë pas lindjes.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në Quakers Hill, në periferi të Sydnej, në Australi. Fëmija i seksit mashkull u gjend rastësisht nga dy çiklistë, babë e bij të cilët njoftuan menjëherë policinë.

Vogëlushi u çua menjëherë në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ata kishin dëgjuar të qartat e fëmijës, e cila i kishte çuar drejt gropës.

Ai ishte hedhur në këtë gropë më 18 nëntor dhe ishte akoma me batanijet e spitalit. Sipas raportit të policisë fëmija ka shpëtuar në sajë të betonit që mbulonte gropën.

“Nuk kemi parë kurrë diçka të tillë, është një mrekulli se si ai fëmijë arriti të mbijetonte gjashtë ditë i mbyllur atje brenda”- ka treguar policia.

Nëna, një 30-vjecare u gjend menjëherë nga policia dhe do t’i duhet të dalë përpara gjyqit nën akuzën e vrasjes. Por për momentin është shtruar në spital në gjendje depresive pas lindjes.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb