Austin Butler pati një moment të ëmbël me partneren e tij, Kaia Gerber, në premierën e ‘The Bikeriders’ të hënën.

Aktori 32-vjeçar i nominuar për Oscar – i cili luan në film anëtarin e bandës së motoçiklistëve Benny – u pa duke puthur modelen 22-vjeçare në një video të shpërndarë nga ET.

Në klip, aktori shfaqet në mes të turmë përpara se të afrohet me vajzën e Cindy Crawford dhe t’i japë asaj një puthje të shpejtë.

Butler zgjodhi një kostum krejt të zi pa këmishë me një rrip në bel për rastin zyrtar. Gerber nga ana e saj kishte veshur një fustan elegant mini të zi.

Ngjarja e shkëlqyeshme u ndoq gjithashtu nga bashkë-ylli i Butler, Jodie Comer, Jason Momoa, Cher, Norman Reedus, Mario Lopez dhe të tjerë.

Filmi “The Bikeriders” tregon historinë e trilluar të një klubi motorësh në Çikago të quajtur “Vandalët” dhe është frymëzuar nga libri i fotografit Danny Lyon.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb