AUSTRALI

Australia e Jugut është prekur nga një numër i madh i të infektuarish nga gripi në atë që është cilësuar si rast paprecedent i fillimit të sezonit të gripit. Shteti ka regjistruar 12 339 raste që nga janari i këtij viti, me të paktën  17 vdekje.


“Mjerisht, 13 kanë qenë në objektet e kujdesit për pleqtë rezidencial”, tha për vdekjen drejtuesi kryesor i mjekësisë së Jugut, Paddy Phillips. Phillips vuri në dukje se numri i rasteve të gripit ishte ‘i pashembullt’.


“Është një vit i pashembullt, ne kurrë nuk kemi parë grip në këto shifra në këtë kohë të vitit”, tha ai.


Rreth 40,000 njerëz janë prekur nga gripi mbarëkombëtar, tre herë më shumë se numri i zakonshëm i regjistruar në këtë kohë të vitit.

Deri më tani  2017 mban rekordin për rastet e gripit të regjistruar me  të paktën 103,852 të raportuara për vitin. Një rekord prej 1,100 persosh vdiq nga gripi, ku 90 % të rasteve e përbëjnë  njerëzit  e moshuar.

Ekspertët thonë se sezoni i gripit zakonisht arrin kulmin e tij midis qershorit dhe shtatorit. Disa shtete kanë regjistruar më shumë raste të influencës këtë vit sesa në të njëjtën periudhë të vitit 2018. Vetëm në New South Wales, më shumë se 10,121 njerëz janë sëmurë, nga 3803 në vitin 2018.