AUSTRALI-Mike Cannon-Brookes një miliarder australian bleu një pronë me pamje nga deti në Sidney për rreth 100 milionë dollarë australianë (61 milionë euro), raportoi media lokale, duke thyer rekordin e mëparshëm të pasurive të patundshme në Australi që mbante aksioneri i tij, Scott Farquhar.

‘Cannon-Brookes’ dhe ‘Farquhar’ janë dy bashkëthemeluesit dhe bashkëdrejtuesit e përgjithshëm të ‘Atlassian’, një kompani e konceptimit, zhvillimit dhe tregtimit të pajisjeve të inxhinierisë informatike.

‘Fairwater’, vila e sapo blerë nga Mike Cannon-Brookes ndodhet në lagjen luksoze të ‘Point Piper’, në Gjirin e Sidnejit me një sipërfaqe rreth 1,12 hektarë.
(da.xha/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb