Një valë e të nxehtit që ka përfshirë Australinë juglindore po arrin kulmin sot, duke rritur nivelin e alarmit për zjarret në shtetin e Viktorias.

Javën e kaluar, një zjarr i madh në pyllin kombëtar të Grabians bëri hi shtëpitë e fermat dhe qindra mijëra hektarë tokë bujqësore.

Shërbimi Kombëtar i Motit parashikon se termometri mund të rritet në 45 gradë Celsius sot në disa pjesë të Viktorias, shteti i dytë më i populluar i Australisë. Temperatura në Melburn parashikohet të arrijë deri në 38 gradë Celsius. Në qytetin e Mildura, në veriperëndim të shtetit, termometri ishte 32.9C në orën 10.30 të mëngjesit (koha lokale) dhe parashikimi tregon për një temperaturë maksimale prej 42C, duke tejkaluar janarin e zakonshëm për rajonin.

Autoritetet në shtetin e Viktorias po paralajmërojnë për rrezik “ekstrem” zjarri në disa zona.

Duke folur për rrjetin televiziv ABC, meteorologia Miriam Bradbury paralajmëroi se vala e të nxehtit në Victoria do të arrijë kulmin sot dhe se nga mbrëmja pritet të jetë më freskët. Temperaturat e larta sezonale parashikohen gjithashtu për pjesë të Australisë Perëndimore, Uellsit të Ri Jugor dhe Tasmanisë.

Vera më e keqe e Australisë në vitet e fundit ishte 2019-2020, kur zjarret dogjën një zonë me madhësinë e Turqisë dhe vranë 33 njerëz.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: