Kryeministri australian, Malcolm Turnbull paralajmëroi sot se konflikti me Korenë e Veriut do të ishte shkatërrimtar, pas rritjes së tensioneve midis Uashingtonit dhe Phenianit.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha dje se do të përgjigjej me “zjarr dhe zemërim” nëse Koreja e Veriut do të vazhdonte me kërcënimet bërthamore ndërsa Pheniani ka lajmëruar se është duke shqyrtuar një sulm me raketa kundër territorit amerikan të Guamit.

Gjatë një konference për shtyp, në Canberra, Turnbull u tha gazetarëve se e vetmja mënyrë për të ndaluar kërcënimet e Koresë së Veriut ishte “presioni maksimal ekonomik” duke mbështetur sanksionet reja të vendosura nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.

Ministrja e Jashtme, Julie Bishop tha se situata mund të përfshihet në një konflikt akoma më serioz duke u bërë thirrje të gjitha palëve të tërhiqeshin për të shmangur pershkallëzimin e krizës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb