Australia ka ndalur ndihmën direkte për Autoritetetin Palestinez, duke thënë se donacionet e këtij shteti mund të rrisin kapacitetin e qeverisë për të paguar palestinezët e dënuar për dhunë të bazuar në motive politike, transmeton AP.

Ministrja e Jashtme australiane, Julie Bishop, ka njoftuar të hënën për ndaljen e fondeve, pasi në muajin maj ajo kishte kërkuar siguri nga Autoriteteti Palestinez se fondet e Australisë nuk janë duke u keqpëdorur.

Përmes një deklarate, ajo ka shprehur shqetësimin e saj, duke thënë se fondet e tjera do t’i lejonin këtij Autoriteti të përdorte këtë buxhet në aktivitete që “Australia nuk do t’i mbështeste kurrë”, raporton rel.

Fondi prej 10 milionë dollarësh australianë do të bartet te mjetet për ndihma në kuadër të Kombeve të Bashkuara për territoret palestineze, përmes së cilave iu ndihmohet palestinezëve që kanë nevojë për kujdes shëndetësor, ushqim, ujë dhe strehim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb