AUSTRI- Një djalë i mitur, 14 vjeç akuzohet nga autoritetet në Austri se po planifikonte sulme terroriste në vend.

Sipas autoriteteve, 14 vjeçari po planifikonte të ndërtonte një bombë të cilën do e shpërthente në një stacion hekurudhor në Vienë.

I akuzuari identifikohet si Mertkan. G, raportohet se i përket një familje turke që shkoi në Austri në vitin 2007 për të kërkuar azil, por babai i tij ishte depërtuar nga vendi.

Dyshohet se 14-vjeçari kishte lidhje dhe me militantë të ISIS, pasi gjatë kontrollit në banesë i janë gjetur foto dhe video propaganduese së ISIS.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: