AUSTRI- Tre persona kanë mbetur të vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur ditën e sotme në Graz në Austri. Një person është futur me makinë në mes të turmës së njerëzve në një shesh të qytetit, duke lënë pas 3 të vrarë e 34 të plagosur.

Autori i aksidentit është një 26-vjeçar serb, (nga Bosnja) me shtetësi austriake, i cili ka rënë menjëherë në pranga. Mësohet se ai është i martuar dhe ka dy fëmijë. Sakaq, preshevajone citon se ai u largua nga vendbanimi i tij më 28 maj të këtij viti, pasi akuzohej për dhunën në familje.

Graz, është qyteti i dytë më i madh i Austrisë dhe sheshi ku ndodhi aksidenti mikpriste garën për Çmimin e Madh të Austrisë së Formula 1.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: