AUSTRI- Autoritetet austriake kanë zbuluar një kamion me 26 emigrantë, mes të cilëve kishte edhe fëmijë. Sipas BBC, 3 prej fëmijëve ishin në gjendje të rëndë, për shkak të dehidratimit.

Kamioni me refugjatë u gjet në rajonin Braunau, ndërsa drejtohej nga një shtetas rumun, i cili është ndaluar nga policia. Emigrantët ishin me origjinë nga Siria, Afganistani e Bangladeshi.

Dy ditë më parë 70 emigrantë u gjetën të vdekur në një kamion në Austri. Mes tyre ishin 8 gra dhe 4 fëmijë.

(m.k/BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb