Ndodh edhe kështu! Shkon në diskotekën e tij të preferuar, rrëmben prej aty një thikë dhe një sëpatë dhe kërcënon pronarin e saj, duke i kërkuar atij 200 mijë euro. Protagonist i kësaj ngjarje është bërë një 38-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk dihet ende. Sipas ‘Heute.at’, rasti në fjalë ka ndodhur në diskotekën “Huhnerstall” në Wiener Neustadt të Austrisë.

Gjatë seancës gjyqësore, të enjten në Wiener Neustadt, shqiptari pranoi fajësinë ndërsa i tronditur pohoi se: Unë kam qenë klient i rregullt aty. E njihja shefin shumë mirë por kisha probleme me Dj, dhe me njërin nga sigurimi i diskotekës”. Sakaq, vijojnë hetimet në lidhje me këtë ngjarje.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb