AUSTRI-Shtëpia ku u lind Adol Hitleri do të shembet dhe do të zëvendësohet me një ndërtesë të re, e cila nuk do të ketë të bëjë asgjë me diktatorin nazist, ka njoftuar sot qeveria e Austrisë.
Qeveria austriake synon të shkatërrojë shtëpinë me qëllim që të zhdukë trashëgiminë neo-naziste, e cila shpesh përdoret për pelegrinazh, njofton AP.
Plani për shkatërrimin e shtëpisë së Hitlerit pritet të votohet në Parlament, ndërsa Ministria e Brendshme ka thënë se shkatërrimi i këtij objekti është rekomanduar nga një komision i përcaktuar nga qeveria.
Partitë në pushtet por edhe ato në opozitë pritet që ta mbështesin këtë plan.
(d.d/BalkanWeb)