PERU – 44 persona kanë gjetur vdekjen, pasi një autobus doli nga autostrada në duke përfunduar në një humnerë.

Autobusi u përplas rreth 100 metra në përrua në pjesën malore të jugut të Perusë, duke shënuar përplasjen e dytë të madhe të autobusit në vend këtë vit, shkruan BBC.

“Sipas një raporti nga Policia Kombëtare e Perusë, tani ka 44 vdekje të konfirmuara,” tha Yamila Osorio, guvernatori i rajonit të Arequipa ku ndodhi aksidenti.

Është e paqartë saktësisht se sa njerëz ishin në autobus, por një version zyrtar tha se numri i personave në bord ishte 45. Megjithatë, nuk kishte një regjistër zyrtar të pasagjerëve.

Aksidenti tragjik vjen pak më shumë se një muaj kur në një aksident në fillim të janarit, u vranë 48 vetë pasi një autobus u përplas me një kamion në bregun e Paqësorit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: