Të paktën 44 persona kanë mbetur të vdekur pas rrëzimit të një autobusi në një humnerë, në Indi, ndërsa dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur. Aksidenti ndodhi në rrethin e Kullu të Himachal Pradesh, një shtet malor në veri.


Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, shkroi në Twitter se ishte “thellësisht i pikëlluar”.


Fotot nga vendngjarja tregonin autobusin e shkatërruar dhe një grup njerëzish që ndihmojnë të mbijetuarit.


Policia shtoi se shumica e viktimave ishin gra dhe fëmijë që po ktheheshin nga puna dhe shkolla.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: