Të paktën tetë persona u vranë dhe 26 u plagosën kur një autobus u rrëzua në një lumë në shtetin verior të Indisë Punjab.

“Tetë persona, duke përfshirë një vajzë 2-vjeçare, humbën jetën në aksidentin e sotëm”, tha Shoukat Ahmad Parei, një zyrtar i qarkut Bathida ku ndodhi aksidenti, ndërsa informoi për shtypin.

Sipas tij, drejtuesi i autobusit dyshohet se kishte tejkaluar shpejtësinë dhe humbi kontrollin teksa kalonte një urë, duke bërë që mjeti të zhytej në lumë.

Autobusi i përket kompanisë private NGK (New Guru Kashi) dhe udhëtonte nga Sardulgarh në Bathinda. Aksidenti ka ndodhur 13 kilometra para se të mbërrinte në destinacion.

Policia po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: