KENIA-Pesëdhjetë persona, mes të cilëve tre fëmijë, kanë vdekur pasi autobusi me të cilin udhëtonin doli nga rruga në Kenya.
Lajmin e bën të ditur Bbc që thotë se mjeti po udhëtonte nga kryeqyteti Nairobi drejt Kisumu, në perëndim të Vendit.

Policia në një deklaratë ka thënë që shoferi ka humbur kontrollin e autobusit duke dalë nga rruga dhe duke u rrotulluar disa herë në një fushë.

Bilanci i viktimave rrezikon të rritet sepse disa nga pasagjerët janë akoma të bllokuar brenda në mjet.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb