Rreth 25 persona raportohet të kenë vdekur në Tajlandë të martën kur një autobus shkolle që transportonte studentë dhe mësues në një ekskursion në terren, u përplas e më tej mori flakë.

Ngjarja ndodhi në periferi të kryeqytetit tajlandez, Bangkok.

Autoritetet qeveritare kanë njoftuar se 16 pasagjerë janë  duke marrë trajtim në spital, derisa policia ende nuk e ka konfirmuar numrin e saktë të vdekurve ose të lënduarve, raporton Reuters.

Ministri i Brendshëm, Anutin Charnvirakul, në një prononcim për media ka thënë se rreth 25 persona kanë vdekur, duke shtuar se shkaqet e incidentit janë ende duke u hetuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: