Re të zeza tymi kanë mbuluar sot pjesë qendrore të Stokholmit, pasi një autobus u përfshi nga flakë pas një përplasjeje në hyrje të një tuneli.

Ngjarja ndodhi sot në mëngjes në tunelin e Klarat, pasi autobusi goditi tunelin. Dëshmitarët thonë se tmerri filloi kur një bombol gazi e vendosur në fillim të autobusit shpërtheu.

Për fat të mirë, asnjë pasagjer nuk ishte në autobus në kohën e shpërthimit. Media lokale raportoi se shoferi i mjetit është plagosur.

Një deklaratë e policisë konfirmoi se shoferi ishte dërguar në spital, megjithatë, gjendja e tij nuk dihet ende.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb