Ermir Rashica ishte protagonist absolut sot për Metalist Kharkiv, që fitoi 2 me 1 ndaj Bukovyna. Ndeshja ishte e vlefshme për raundin e dytë, që të dërgon drejt elitës së futbollit ukrainas.

Rashica detyroi në pjesën e parë Buskon të shkaktonte autogol. Lojtari i miqve dërgoi topin në rrjetën e tij, pasi ish-sulmuesi i Skënderbeut ktheu një top në zonën kundërshtare.

Jo vetëm kaq. Bukovyna barazoi në pjesën e dytë, por Rashica u rikthye sërish protagonist. Ishte pikërisht lojtari shqiptar, që fitoi penalltinë e kthyer në gol nga Juçenko.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb